Description: Titulli: Armëpushimi Origjinali: La tregua Gjinia: Roman Autori: Primo Levi Shqipëroi: Aida Baro Shtëpia botuese: Pegi Viti: 2017 Fq. 272 Pesha: 0.281 kg. ISBN: 978-9928-248-23-7Mbi librin"Armëpushimi" i shkrimtarit italiano – hebre Primo Levi, përkthyer nga Aida Baro, është vijimi i romanit "A është, vallë, njeri...?", njërit prej librave më të bukur të letërsisë europiane të lindur në kampet e shfarosjes.Ai rrëfen një pelegrinazh në kufijtë e marrëzisë, por të mbushur me energji, përmes jetës që rifillon: një rrëfim i thukët, ku gëlon njëkohësisht ankthi dhe hareja. Udhëtimi i kthimit të Levit dhe shumë italianëve si ai, nga kampi i përqendrimit drejt atdheut zgjati për muaj me radhë duke i rënë kryq e tërthor Europës së shkatërruar nga lufta.Përgjatë gjithë këtij shtegtimi, nëpër Poloni, Rusinë e Bardhë, Ukrainë, Rumani dhe Hungari,hasen që nga situatat më trazuese e gazmore, te figurat dhe personazhet më të paharrueshme.Ky libër është si një ditar udhëtimi që zë fill nga mjegullnajat e Aushvicit, të sapoçliruar dhe ende cit me vdekje, e davaritet përmes peizazhesh të paimagjinueshme të Europës në armëpushim, të dalë nga makthi i luftës dhe i pushtimit nazist, ende jo e paralizuar nga ankthet e reja të Luftës së Ftohtë.Levi përshkruan me mjeshtëri tregun e zi në Krakov dhe Katovicë; vendstrehimet dhe trenat ushtarakë biblikë e nomadë të Ushtrisë së Kuqe të çmobilizuar; tokën e paskajshme ruse, të pushtuar nga lavdia, mjerimi, harrimi dhe fuqia njerëzore; moçalet dhe pyjet e paprekura; festimet e potershme korale të rusëve të dehur nga fitorja; fjetoret plot me ëndrra të italianëve në rrugën e pasigurt të kthimit. Më 1963, "Armëpushimi" fitoi edicionin e parë të çmimit "Campiello".Fragment nga libriMalli është një vuajtje e brishtë dhe e ëmbël, ndryshe qysh në thelb, më intime, më njerëzore se vuajtjet e tjera që kishim përballuar deri në atë kohë: rrahje, të ftohtë, uri, terror, skamje, sëmundje. Është një dhembje e kthjellët dhe e pastër, por ngulmuese: pushton gjithë minutat e ditës, s'të lejon të mendosh për asgjë tjetër, e të shtyn drejt nevojës për arrati.Komente mbi librin"Një prej librave më të nevojshëm të shekullit tonë."Philip Roth""Armëpushimi" është historia e një marrëzie kolektive, e një ligësie, e një budallallëku të pabesueshëm, si edhe e një naiviteti njerëzor, e një shpirti, mirësie, kokëfortësie dhe natyre të zakonshme të fatit kombinuar me sipërmarrjen. Ky është më shumë se një reportazh: është përjetimi i llahtarit në një prozë lirike e të ngjeshur. Në fund të fundit, mbetet një libër që ngre jetën në kult, sepse zgjeron horizontet, në vend që t'i eklipsojë: përforcon dëshirën për të jetuar mirë dhe ndershmërisht. Të frymëzon mirësi."The indipendent Shipping Information: If you win 2 or more items I can combine the SHIPPING. Shipping include tracking number. If you are looking for any other book from Albania please contact us.Thank you!
Price: 16.53 USD
Location: Tirana, Albania
End Time: 2025-01-22T10:16:21.000Z
Shipping Cost: 15.99 USD
Product Images
Item Specifics
Restocking Fee: No
Return shipping will be paid by: Buyer
All returns accepted: Returns Accepted
Item must be returned within: 30 Days
Refund will be given as: Money back or replacement (buyer's choice)
Language: Albanian
Country/Region of Manufacture: Albania
Country/Region: Albania
ISBN: Does not apply
Author: Albania
Book Title: Albania